Drejtoritë rajonale të rrugëve njoftojnë se në verilindje të vendit ka patur që nga dita e djeshme dhe vazhdojn ende reshjet dëbores.
Dëborë ka patur në Pukë, Peshkopi, Bulqizë dhe në qarkun e Kukësit.
Trashësia e saj ka arritur 15-20 cm edhe në disa rrugë nacionale. Njoftohet se është bërë pastrimi i akseve dhe po vazhdon puna për hedhjen e kripës në zonat ku ka prani të ngricave.
Të gjithë akset janë të qarkullueshëm pa zinxhirë. Në akset e tjerë është bërë pastrimi nga materialet e rëna në rrugë, për shkak të reshjeve të shiut.
Përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në zonat ku ka prani ngricash, në zonat e njohura për rënien e materialeve në rrugë, si dhe të kufizojnë shpejtësinë, për shkak të lagështisë në rrugë.












