Akt të turpshëm dhe të papërgjegjshëm e ka quajtur Sali Berisha, daljen publike të Mexhmije Hoxhës, nëpërmjet një interviste në një TV. Duke e akuzuar Nexhmijen si “Zonja e Zezë” e cila në vitet 1974 – 1986 ka vendosur për burgosjet e pushkatimet, nxjerrjen e saj publike ia ka faturuar kryeministrit Edi Rama.
“Është akt i turpshëm i nxjerrjes së Nexhmije Hoxhës në prag të vizitës së Sekretarit të Shtetit amerikan. Ajo është ‘Zonja e Zezë’ e cila që nga viti 1974 – 1986, vendoste për burgosjet e pushkatimet, që zotëria e nxjerr nga sënduku për tu thënë shqiptarëve se ‘ja ku jemi ne’, pasi shpërndau fotografitë me Enver Hoxhën. Ke bërë një gafë shumë të rëndë. Që ke qenë i lidhur me atë familje dhe rrije gjithë ditën me një karafil në dorë te muret e muzeut. Ky është një akt i papërgjegjshëm që vetëm ti e bën”, u shpreh Berisha.
Më herët ish-kryeministri përshëndeti vizitën e Sekretarit amerikan të Shtetit Jon Kerry, në 25 vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike.












