Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur në seancën plenare të Kuvendit sot edhe për Byronë Kombëtare të hetimit. Ai ka ripërsëritur qëndrimin, për mosdakordësinë me draftin e paraqitur nga qeveria.
Si argument për këtë mosdakordësi, Berisha ka risjellë përzgjedhjen dhe emërimin e kreut të kësaj strukture nga ministri i Brendshëm.
“Unë më mirë pranoj që Byroja Kombëtare e Hetimit të jetë nën drejtimin e Emilajno Shulalzit se sa të Saje Qorrit. Ti nuk e do reformën në drejtësi, nuk e do BKH sepse e di që ato do e fillojnë punën me sarajet e tua në Surrel”, ka artikuluar batutën e tij, Sali Berisha, duke ju drejtuar kryeministrit Edi Rama.











