Projektligji për Byronë Kombëtare të hetimit, sot nga qeveria, ka provokuar replika në distancë midis Edi Ramës dhe Lulzim Bashës.
Paralajmërimi i Bashës në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, me votimin e kësaj strukture sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias, është pasuar nga një reagim i kryeministrit në “Facebook”.
“Dikush duhet t’ia freskoje kujtesën publikut lidhur me ç’u deklarua deri dje për Byronë e Hetimit! Gënjeshtarë si këta s’bën më dot nëna jo!”.
Pas kësaj, sërish ka qenë kreu i PD-së i cili i ka rikujtuar kreut të qeverisë me një postim në “Facebook” se, “Votojmë që nesër draftin e dakordësuar sipas Venecias për Byronë e Hetimit! Por harroje se Opozita punon për sarajet e Surrelit”.












