Erion Ylli emërohet zëvendësdrejtor i televizionit më të madh në vend, “Top Channel”.
Nëpërmjet një email-i zyrtar është lajmëruar sot administrata e “Top Channel” për emërimin e zëvendësdrejtorit të televizionit.
Ylli ka qenë krahu i djathtë i zonjës Vjollca Hoxha.
Këtë pozicion më parë e ka mbuluar Skerdi Drenova, për një periudhë pothuaj 10-vjeçare.











