• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

MASAKRA NË ELBASAN/ Zbardhet dinamika, ja si u organizua atentati me 3 të vrarë e 8 të plagosur

admin by admin
10 February, 2016
in Kronika
0
MASAKRA NË ELBASAN/ Zbardhet dinamika, ja si u organizua atentati me 3 të vrarë e 8 të plagosur
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Viktimat, Eno Bedalli, Ardit Sinakolli dhe Agron Capja

Policia dhe prokuroria kanë zbardhur dinamikën e ngjarjes, në të cilën rreth një javë më parë u vranë 3 dhe u plagosën 8 persona të tjerë në Elbasan.
Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së këtij qarku dje bënë me dije se dyshohet se grupi kriminal, i cili realizoi sulmin me armë, përbëhej nga 4 persona. Pas kryerjes së hetimeve, ka rezultuar se ekzekutorët e 50-vjeçarit Agron Çapja, nipit të tij 27-vjeçar Ardit Sinakoli si dhe mikut të tyre 38-vjeçar, Eno Bedalli kenë qenë të veshur me rroba në formën e kamuflazhit dhe jo me uniforma policie sikurse u dyshua fillimisht, raporton “Gazeta Shqiptare”.
Nga hetimet e deritanishme, policia ka krijuar bindjen se gjatë masakrës tre persona kanë qenë me armë zjarri tip automatik në dorë. Burimet e mësipërme pohuan se dy prej autorëve (njëri prej tyre i gjatë dhe i shëndoshë, ndërsa tjetri trup mesatar) kanë përdorur tre karikatorë me fishekë dhe kanë qenë mjaft aktivë në përdorimin e armës, por jo profesionistë. Kjo për faktin se shumë plumba kanë përfunduar në mure dhe jo në objektiv.

Ngjarja
Sipas burimeve nga grupi hetimor, njëri prej personave të armatosur, pjesëmarrës në krim, dyshohet se ka qëndruar në gatishmëri disa metra larg lokalit ku po qëllohej nga dy të tjerët me breshëri plumbash. Roli i tij dyshohet se ka qenë për t’i mbuluar ata me zjarr, nëse do reagonin me armë personat që ishin në lokal. Ndërsa, personi i katërt u ka shërbyer autorëve të ngjarjes së përgjakshme si drejtues automjeti për t’u larguar të sigurt nga vendi i krimit për në drejtim të paditur. Mësohet se nga breshëritë e armëve të zjarrit, 45 gëzhoja janë “derdhur” drejt personave që ndodheshin brenda lokalit ku ndodhi ngjarja, pranë vendit të quajtur “Rrapi i Gonit””, kurse 20 gëzhoja janë gjetur jashtë lokalit.
Policia dhe Prokuroria jo vetëm në fillim, por edhe më pas kanë qenë jashtëzakonisht të rezervuara në dhënien e detajeve që lidhen me këtë ngjarje nga më të rëndat e ndodhura në Elbasan.

Hetimet
Sipas ekspertëve, pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë janë të pamjaftueshme për të hedhur dritë mbi sulmin ndaj pjesëtarëve të fisit Çapja dhe të afërmve të tyre (disa me precedentë penalë). Mister për policinë mbetet fakti që, pak kohë para ndodhjes së krimit, pikërisht në orën 19:53, kamera kryesore e sigurisë së lokalit (nga tri të tilla) nuk ka regjistruar asgjë. Grupi hetimor po heton dhe faktin që automjeti me autorët e krimit të ketë zbritur nga Kodër Krasta, nga ku duket lehtësisht lokali ku u krye masakra si dhe gjithçka ndodhej brenda tij. Sipas ekspertëve, kjo përforcon bindjen se autorët e krimit, pasi kanë studiuar mirë situatën, kanë bërë dhe planin e sulmit. Dhe, për fatin e keq, e kanë finalizuar atë pa pasur asnjë lloj pengese.
Po të njëjtat burime thanë se tipologjia e veçantë e ngjarjes së Elbasanit ka nevojë të studiohet nga Kriminologjia, pasi mekanizmi i kryerjes së saj në mjaft aspekte i ngjan një akti terrori me viktima e të plagosur të shumtë. Ndërkaq, prej disa ditësh policia po përdor dhe helikopterët për kapjen e ekzekutorëve, por deri tani pa sukses.

Previous Post

VIDEO/Sherr i egër vajzash në Fier

Next Post

Voyager Info: Shqipëria, një tokë për t’u dashur

admin

admin

Next Post
Voyager Info: Shqipëria, një tokë për t’u dashur

Voyager Info: Shqipëria, një tokë për t’u dashur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.