Një person humbi jetën dhe 3 te tjere mbetën të plagosur në një aksident rrugor në aksin Elbasan – Peqin.
Njëri prej tyre që mbeti i bllokuar në makinë për disa minuta ndërroi jetë gjatë rrugës për në spital.
Ndërsa tre të tjerët janë në kujdesin e mjekëve në spitalin e Elbasanit.
Aksidenti ndodhi në orët e mbrëmjes në afërsi të fshatit Balldren. Mësohet se një automjet tip Audi me targa të huaja u përplas me automjetin tip Pezho me targë shqiptare.
Goditja ka qenë e fortë duke shkaktuar shkatërrimin e plotë të automjeteve. Nga policia si shkak i aksidentit dyshohet shpejtësia tej normave të lejuara dhe moti me lagështirë.











