Presidenti rus Vladimir Putin ka qenë pranë një aksidenti që mund t’i kishte kushtuar jetën.
Më datën 4 shkurt aeroplani Tu-134 që transporton presidentin rus për pak sa nuk është përplasur me dy aeroplanë ushtarakë Su-27.
Tragjedia është parandaluar nga kontrollorët e fluturimeve në aeroportin e Moskës, që në çastet e fundit e kanë urdhëruar aeroplanin Tu-134 të ndërrojë drejtim.
Incidenti në fjalë ka ndodhur në rajonin Tver në veriperëndim të Moskës.












