Gra dhe vajza të Tropojës kanë nderuar sot kujtimin e Elidona Demiraj vrarë nga bashkëshorti pak ditë më parë në Londër.
Një numër i madh prej tyre u mblodhën përpara bashkisë dhe bashkë me homazhet për Elidonën ato protestuan edhe kundër dhunës në familje dhe dhunës ndaj grave.
Ishte e pranishme edhe deputetja e Tropojës, Mimoza Hajdarmataj si dhe gra, aktiviste të shoqërisë civile lokale, nxënëse dhe ish-shoqe apo të njohur të Elidonës.













