Rreth orës 11:15, të ditës së sotme, në rrugën “Medat Shtylla”, te parkingu i Qendrës Tregtare Kristal, është gjetur një pako e dyshuar si eksploziv. Pakoja është mbështjelle me natriban, është gjetur në katin e nëndheshëm, pak metra larg hyrjes së kësaj qendre.
Pakoja ka shkaktuar jo pak panik, si te klientët e Qendrës Tregtare, ashtu edhe te banorët e shumtë të kësaj zone.
Në vendngjarje janë forcat e policisë dhe ekspertët xhenier. Nga ana e tyre, polic ka vënë rrethin e sigurimit dhe ju ka kërkuar banorëve dhe klientëve të largohen bashkë edhe me automjetet e tyre të parkuara aty pranë.












