• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Deputeti i LSI “shpall në kërkim” kryebashkiakun e PS

admin by admin
9 February, 2016
in Politika
0
Deputeti i LSI “shpall në kërkim” kryebashkiakun e PS
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nëse do të kishte një çmim për “thirrje të humbura”, abonenti Shukri Xhelili do të ishte përzgjedhur i pari nga kompania e tij telefonike. Por “fituesi” i këtij çmimi, që qershorin e kaluar as e kishte menduar të fitonte edhe karrigen e kryebashkiakut të Peshkopisë, duket se nuk kënaqet vetëm me këtë “çmim”, duke kërkuar të jetë edhe një rekordmen: telefoni i tij prej kohësh po plas nga “thirrjet e humbura”, jo vetëm të atyre që e votuan, por edhe të vetë deputetëve që kanë të njëjtët votues.
Por çka ngjarë me telefonin e abonentit Shukri Xhelili? Një shpirt i padjallëzuar do të gjente plot shkaqe për ta justifikuar të zotin e telefonit, që nga dhurimi i një celulari të ri të markës së fundit (nuk di ta përdorë), deri te humbja e numrave (nuk kanë ç’i duhen më).
Por, edhe këto arsye zor se e “lexojnë” Shukriun, pasi përveç telefonit, ai nuk po hap as zyrën për njerëzit, duke humbur jo vetëm “thirrjet”, por edhe vetë votuesit sy më sy. Por çka ngjarë me kryebashkiakun Shukri?
Sërish një shpirt i padjallëzuar mund të gjente dhjetëra arsye për ta justifikuar, që nga punët e shumta private (firma e duraluminit kërkon impenjim), deri te punësimi i të afërmve (duhen sistemuar të gjithë pa përjashtim).
Duke shtuar se Shukriu i shkretë rezulton të ketë humbur edhe on-llajn (faqja e Bashkisë së Peshkopisë në internet ka lajm të fundit Projektbuxhetin e vitit 2013), gjendja bëhet edhe më e mistershme.
Sido që të jetë, duket që Shukriu ka halle të tjera. Aq sa të mos njohë më as votuesit e tij, qytetarët e Peshkopisë, investitorë të huaj, deputetë, madje edhe Kryeministrin e tij. Po, po, Shukriu ka halle të tjera. Madje shumë më të ndryshme nga ato që Aleanca për Shqipërinë Europiane kishte menduar të zgjidhte me ardhjen e tij në krye të bashkisë së Peshkopisë.
Edhe nëse një mendje e djallëzuar do të sajonte si arsye për ta fajësuar, influencimin mediatik për gjoja përçarjen PS-LSI në pushtetin vendor, Shukriu duket se ka halle të tjera. Edhe ky version bie, pasi Shukriu nuk merr vesh nga politika e madhe, madje “bën beee” dhe u beson verbërisht deputetëve socialistë të zonës dhe kryetarit të madh të partisë, që ia kujtojnë përditë se “qeverisja PS-LSI është më e fortë se kurrë”, në nivel lokal dhe qendror. Kështu që duket se Shukriu ka halle të tjera.
Dhe NE të gjithë duhet të presin deri sa t’i zgjidhë ato. Por, deri atëherë, të paktën e dimë që telefoni i tij, zyra e shtetit dhe faqja on-llajn e Bashkisë së Peshkopisë janë të mbyllura… Dhe kaq nuk është pak!

Përparim Spahiu
Deputet i Qarkut Dibër

Previous Post

Konfirmohet, pakoja të “Kristal” eksploziv, bëhet shpërthimi i kontrolluar

Next Post

Baba Taku i shpëton gjobës 1 lekëshe, Gjykata e Lartë e shpall të pafajshëm

admin

admin

Next Post
Baba Taku i shpëton gjobës 1 lekëshe, Gjykata e Lartë e shpall të pafajshëm

Baba Taku i shpëton gjobës 1 lekëshe, Gjykata e Lartë e shpall të pafajshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.