• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SHIFRAT/ Analiza e prokurorisë së Tiranës, 76 raste korrupsioni për vitin 2015

admin by admin
8 February, 2016
in Global Image
0
SHIFRAT/ Analiza e prokurorisë së Tiranës, 76 raste korrupsioni për vitin 2015
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria e Tiranës ka bërë analizën vjetore të vitit që lamë pas. Gjatë vitit 2015 janë regjistruar rreth 16.500 kallëzime, që janë rreth 1100 më shumë se një vit më pare. Ndërkohë, është vendosur mosfillimi për rreth 6000 referime, një pjesë prej të cilave të dorëzuara në fund të vitit 2014.

Në bazë të këtyre shifrave, dëshmohet rritja e rolit kontrollues paraprak mbi materialet e referuara. Gjithësesi, shqyrtimi i këtyre materialeve ka marrë kohën e saj, duke ndikuar në rritjen e panevojshme të volumit të punës për prokurorët. Për të sistemuar këtë problematikë, janë zhvilluar dhe zhvillohen komunikime të vazhdueshme me institucionet e tjera ligjzbatuese, të cilave u kërkohet që materialet e referuara të jenë në përputhje me kërkesat e ligjit. Po në këtë fazë verifikuese, konstatohen edhe disa problematika të tjera, të cilat lidhen me vonesat në kryerjen e ekspertizave, si edhe në rolin jo shumë aktivë të oficerëve të Policisë Gjyqësore të Seksionit të Prokurorisë.

Gjatë vitit 2015 janë hetuar rreth 12600 procedime penale, pra 330 procedime më shumë se një vit më parë, me rreth 6800 persona të pandehur dhe nën hetim. – Janë dërguar për gjykim 4400 procedime, që janë rreth 730 më shumë se një vit më parë – Janë pushuar 1265 procedime ose rreth 200 më pak se një vit më parë – Janë pezulluar 4220 procedime ose rreth 800 më pak se viti 2014 – Ndërkohë janë mbartur për vitin 2016, rreth 2550 procedime ose 110 më shumë se viti 2014 Gjatë vitit 2015 kanë njohur rritje veprat penale që lidhen me pronën, veprat kundër kundër autoritetit të shtetit, veprat kundër personit.

Por, pavarësisht se këto grup veprash kanë pasur rritje, kjo rritje nuk nuk është e ndjeshme në krahasim me totalin e procedimeve të regjistruara. Rritje të numrit të procedimeve ka pasur gjithashtu edhe për “vjedhje energjie”, “korrupsion aktiv” dhe “shpërdorim të detyrës”. Numri i procedimeve penale për veprat e tjera është pak a shumë në të njëjtat parametra. Gjatë vitit 2015 ka pasur rritje të procedimeve të zhvilluara në afatin 3-mujor dhe ulje të procedimeve me afat mbi 3-mujor.

Numri i procedimeve mbi afatin 3-mujor mund të ishte më i vogël nëse do të kishte pasur impenjim më të madh nga ana e oficerëve të Policisë Gjyqësore, si në Policinë e Shtetit, ashtu edhe në seksionin pranë Prokurorisë. Problematika me oficerët tashmë është e konstatuar dhe drejtuesit e Prokurorisë së Tiranës po hartojnë masat për përmirësimin e performancës së tyre.

Prokuroria e Tiranës ka vijuar të ketë në fokus të saj luftën kundër korrupsionit, pastrimit të parave, kontrabandës dhe evazionit fiskal. Njësia e Përbashkët Hetimore është impenjuar maksimalisht në përmbushjen e prioritetit të saj dhe gjatë vitit 2015 ka pasur disa raste të suksesshme hetimesh të përfunduara. Këtu mund të përmendim zbulimin e skemave mashtruese në rimbursimin e ilaçeve, në tregun e karburanteve, në koncensione, në ndërtim, etj.

Është synuar rritja e bashkëpunimit me institucionet e tjera, ku përmendimin Tatimet, Kontrollin e Lartë të Shtetit, Inspektoratin e Deklarimit të Pasurive, etj. Njësia Task Force ka ashpërsuar kërkesat për masë sigurie dhe gjatë vitit 2015 ka kërkuar caktimin e “arrestit në burg” në 76 raste, ose dyfishin e atyre të kërkuara një vit më parë. Nga gjykata janë pranuar kërkesat për 56 raste. Po ashtu, janë kërkuar masa sigurimi më të buta në 20 raste të tjera. Vlen të theksohet se gjatë kësaj periudhe janë dhëne edhe 5 vendime fajësie për veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale”. Këto vendime ndikuan edhe në plotësimin e kriterit të efektivitetit dhe daljen e Shqipërisë nga procesi i monitorimit të vazhdueshëm ku ndodhej prej 4 vitesh nga Komiteti i Vlerësimit të Masave në fushën e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit (MONEYVAL).

Gjatë vitit 2015 është vendosur pushimi i 1265 procedimeve penale (rreth 200 më pak se viti i kaluar). Pa hyrë në analizë të detajuar, kemi bindjen se numri i pushimeve mund të ishte më i vogël, nëse për një pjesë të këtyre procedimeve do të ishte vendosur mosfillimi që në fazën e vlerësimit paraprak. Sërish e theksojmë se kjo është problematikë që do të analizohet me kujdes gjatë vitit 2016, për të mos rritur ngarkesën e punës së Prokurorisë me materiale që dukshëm nuk kanë elementë të veprës penale.

Gjatë vitit 2015 janë hetuar 406 procedime për vepra të rënda penale, si vrasja me dashje, vrasje me paramendim, plagosje të rënda, shfrytëzim prostitucioni, vjedhje me armë, vjedhje me pasojë vdekje, vepra në fushën e narkotikëve, e të tjerë. Nga këto procedime, 109 janë dërguar për gjykim, 84 janë pushuar, 48 janë pezulluar.

Krahasuar me një vit më parë, në total ka 83 procedime më shumë për këto vepra të rënda penale. Sa u përket masave të sigurimit, Prokuroria e Tiranës është munduar t’i alternojë, duke kërkuar “arrest në burg” për veprat e rënda dhe korrupsionin, si edhe duke kërkuar masa më të buta për vepra penale më të lehta. Gjithmonë është patur parasysh që lloji i masës së sigurimit të caktuar nuk përcakton për asnjë çast masën e dënimit që do të kërkohet nga prokurori dhe do të caktohet më tej nga Gjykata ndaj të pandehurit në rastin kur ai gjendet fajtor për veprën penale. Po ashtu, kujdes me masat e sigurisë është treguar edhe në rastet kur të pandehurit kanë qenë të mitur, femra ose të moshuar.

Gjatë vitit 2015, janë përfunduar gjykimet për 4395 procedime penale me 4944 të pandehur. Në kërkesat përfundimtare prokurori ka kërkuar, dënim me burgim për 2922 të pandehur, ndërsa për të tjerët dënime alternative. Në 35 raste prokurori ka kërkuar pushimin e çështjes ose të gjykimit dhe në një rast ka kërkuar tërheqjen e akteve. Ndërkohë që Gjykata ka vendosur, dënim me burgim për 2025 të pandehur, për të tjerët dënime alternative, si edhe pafajësi për 137 të pandehur. Në 792 raste, prokurori nuk ka qënë dakort me vendimin e Gjykatës dhe ka ushtruar të drejtën e ankimit në Gjykatën e Apelit. Treguesit e mësipërm, flasin qartë që edhe për këtë vit politika e dënimit e kërkuar nga prokurori është më e ashpër se sa dënimet që janë dhënë nga ana e Gjykatës.

Politika e dënimit përsa i takon veprave të rënda dhe sensitive, ka qenë ashpër dhe në përputhje me rrezikshmërinë e tyre, shkallën e përhapjes, si dhe rëndësinë përsa ndjeshmërisë publike. Pavarësisht volumit të madh të punës që është përballuar për vitin 2015, për vitin 2016, për Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë mbetet si prioritet kryesor përmirësimi i treguesve sasiorë dhe cilësorë të ndjekjes penale dhe të gjykimit. Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet hetimit dhe ndjekjes penale për të gjithë veprat penale që janë bërë fenomen shqetësues për shoqërinë.

Previous Post

Nuk do ta besoni se sa njerëz bëjnë seks duke i dhënë makinës

Next Post

VIDEO/ Çani sulmon Veliajn: Jam bërë pishman që kam promovuar, pasi është kaq i shpifur

admin

admin

Next Post
VIDEO/ Çani sulmon Veliajn: Jam bërë pishman që kam promovuar, pasi është kaq i shpifur

VIDEO/ Çani sulmon Veliajn: Jam bërë pishman që kam promovuar, pasi është kaq i shpifur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.