Deputeti socialist Eduard Ndocaj është përgjigjur në një koment shkruar nga një lexues i droni.al poshte lajmit që lidhet me letrën e tij drejtuar ambasadorit amerikan Donald Lu.
“A.. sjam trem dhe kte e dine edhe ata. Kam 600 vjet ne lezhe e sjemi korit kurr. Ata kur te duan, te gjujn drejt se po gabun shenj s’ka ma ligje. Po ligji mbi te gjithe edhe keta do i nenshtrohen ligjit”, shkruan Ndocaj jo pa nervozizëm.
A., me sa duket një banor i Lezhës shkruante se nuk ke pse ankohesh te Ambasadori, pasi nuk do t’i zgjidhë ai cështjet shqiptare. Në vijim ai thumbon deputetin: “E mban veten dhe kaubojs. Dhe tremesh me ni fjal goje!”.












