Një person humbi jetën pasi u dogj nga shpërthimin i gazit në një lokal në fshatin Beragozhdë në Pogradec.
52 vjecari Hamolli ndërroi jetë në spitalin e djegieve në QSUT “Nënë Tereza” pasi nuk përballoi dot plagët e marra nga flakët më 1 shkurt të këtij viti.
Hamolli kishte të djegur rreth 60% të trupit.
Pronari i lokalit është arrestuar më akuzën e plagosjes pa dashje cfarë pas viktimës së parë akuza mund ti rëndohet edhe më shumë.
Shpërthimi i gazit plagosi 32 persona ndërkohë që brenda lokalit në momentin e derdhjes së gazit kishte mbi 40 banorë të këtij fshati.











