Eshtë përplasur për vdekje nga një makinë 50-vjeçari me inicialet E.B. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në rrugën Konferenca e Pezës, në Tiranë.
Burime zyrtare të policisë rrugore bëjnë të ditur se 50-vjeçari me inicialet E.B është përplasur nga një mjeti tip “Mitsubishi”, me targë “TR 4760 M”. Po ashtu uniformat blu kanë ndaluar drejtuesin e mjetit, shtetasin Kudret Hidri, 42-vjeç.











