Një grua u arrestua sepse theri burrin e saj me thikë pasi ai refuzoi kërkesat e saj për jetë në lojën Candy Crash.
Sipas gazetës “The Empire Herald”, Xiomara Rivera-Santiago nga New York, filloi një sherr me burrin e saj pasi ai refuzoi ti dërgonte jetë shtesë në lojën Candy Crash, një mekanizëm ky që të lejon të vazhdosh lojën.
Sherri u përshkallëzua kur ajo e sulmoi atë me thikë duke i shkaktuar plagë në duar dhe stomak. Fatmirësisht i dëmtuari u shtrua në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.












