Një emigrant shqiptare në Greqi është ndaluar nga policia kufitare e Shqipërisë pasi është kapur me 148 mijë euro në çantë.
Në pranga u vu shtetasi Andon Salati, 24 vjeç, lindur në Vlorë dhe banues në Athinë. Sipas Policisë, shqiptari nuk i kishte deklaruar këto para, ndërkohë që ligji e përcakton ndryshe. Policia ka nisur menjëherë hetimet dhe procedimin penal për shqiptarin e kapur në Kakavijë më shumën e sipërpërmendur.












