Të paktën pesë persona humbën jetën, mes tyre edhe një bebe 10-ditëshe, pasi një tërmet me magnitudë 6.4 ballë goditi në orët e para të mëngjesit Tajvanini.
![]()
Një godinë 17-katëshe u shemb plotësisht, ndërkohë që ekipet e emergjencës druhen se ka akoma qindra njerëz që kanë ngecur nëpër rrënja.
![]()
Deri më tani janë nxjerrë 230 persona nga rrënojat, ndërkohë që ka raportime se 378 persona janë plagosur. Dëshmitarë thanë se lëkundjet e tërmetit kishin qenë tepër të forta dhe se shumë e kishin patur të vështirë të dilnin jashtë në kohë.
![]()
Më shumë se 1500 persona janë anagazhuar në ekipet e shpëtimit, ndërsa CNN raporton se të dëmtime kanë pësuar edhe 7 ndërtesa të tjera. Në Tainan, një prej qyteteve më të vjetra të Taivanit, jetojnë të rreth 1.9 milionë persona.
![]()











