Forcat speciale Renea e FNSH edhe gjatë ditës së djeshme dhe gjatë natës kanë vijuar kontrollet e banesave dhe shoqërimin për tu marrë në pyetje të personave të dyshuar apo që mund të kenë dijeni në lidhje me rrethanat e ngjarjes.
Në këtë kuadër, gjatë orëve të vona të natës së djeshme dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm, janë kontrolluar 16 banesa në gjithë qarkun e Elbasanit.
Janë shoqëruar për verifikim 19 persona.
Janë kontrolluar 13 mjete të dyshuara si automjeti që mund të kenë përdorur autorët e krimit.












