Foto Ilustruese
Kreu i PD Lulzim Basha ka denoncuar sot nga emisioni “Zonë e Lirë” e Arian Çanit në TV “Klan”, për formalitetin dhe abuzimet me “Check Up”. Sipas Bashës, nga të dhënat e “Check Up”-it, rezultate që dalin janë të pabesueshme dhe jo serioze, sepse 50 për qind e grave, dalin me prostatë.
Duke qenë se prostata është një sëmundje vetëm për meshkujt, Basha e ka quajtur këtë koncesion si abuziv.
“Hajde merre vesh, apo kuptoje, në se bëhet realisht ‘Check Up’, apo ata që punojnë me këtë proces, janë joprofesionist”, ironizoi Basha.












