500 kg marijuanë me vlerë 5 milionë euro u braktis në mes të detit nga trafikantët, pasi ishin vënë në ndjekje nga Guardia di Finanzia.
Kjo sasi droge dyshohet se vinte nga Shqipëria. Mediat italiane raportojnë se sekuestrimi i sasisë u bë pas një ndjekjeje nëpër Adriatik, ndërkohë që më parë gjithçka ishte monitoruar nga ajri.
Droga transportohej nëpërmjet një gomone. Policia është vënë në ndjekje të gomones dhe trafikantët u përpoqën të humbnin gjurmët duke ndryshuar edhe rrugën, por nuk ja dolën. Ata braktisën sasinë e drogës në mes të detit. Për kapjen e gomones sipas mediave italiane janë angazhuar forca nga Mali i Zi dhe nga Shqipëria.











