Ka përfunduar takimi i radhës Rama-Meta dhe shpurave respektive të tyre. Pas dy orë takim, për seriozitetin e tij, pak vend lihet për ta besuar këtë, “barra” e vendimmarrjes për reformën në drejtësi nga kjo tryezë ju la të përcillej nga mistri Energjetikës Arben Ahmetaj nën “mbikëqyrjen” e ministrit të Bujqësisë Edmond Panariti.
“Në 17 shkurt presim misionin e FMN, për aprovimin e rishikimit mbi ekonominë shqiptare. Në tryezë u diskutua edhe ëpr reformën në drejtësi dhe u ra dakord që të pritet rekomandimi i Komisionit të Venecias. U diskutua në parim do priten konkluzionet e Komisionit të Venecias” u shpreh Ahmetaj ndërsa Panariti tundte kokën në mënyrë aprovuese.
Për më shumë mund të lexoni edhe …
PD detyron Ramën e Metën të takohen te Vila 30 për Byronë Kombëtare të Hetimit
/web/PD_detyron_Ramen_e_Meten_te_takohen_te_Vila_30_per_Byrone_Kombetare_te_Hetimit_13798_1.php












