Prej disa ditësh njësitë administrative Novoselë e Qendër, në Vlorë, janë pa energji elektrike. Kreu i PD-së së Vlorës, Moisi Meminaj, ka postuar këto dy foto në rrjetet sociale dhe ka denoncuar këtë mungesë energjie elektrike.
“Fjalët e Qiririt! Pa energji prej disa ditësh në Njësinë Administrative Qendër dhe Novoselë! Ende pa energji, edhe Naim Frashëri vet do ta kishte zili!”, shkruan në “Facebook” Moisi Meminaj.











