Parlamenti miratoi sonte me 101 vota pro shpalljen e moratoriumit 10-vjeçar që ndalon prerjen e pyjeve dhe eksportin e lëndës drusore. Ligji npërmoratoriumin hyn në fuqi menjëherë.
Ministri i Mjedisit, Lefter Koka e cilësoi vendimin si “historik”, duke thënë se për këtë vendim deputetët do të vlerësohen nga brezat e ardhshëm.
“I lumtur për këtë nismë të ministrisë që unë drejtoj dhe reformën madhore të qeverisë shqiptare në sektorin e pyjeve, politik bërësit e përkrahën masivish me votë”, tha Koka.
Gjithashtu, deputetët miratuan me 102 vota ratifikimin e marrëveshjes për themelimin e Fondit të Ballkanit Perëndimor, ndërsa me 103 vota u miratua ndryshimi i marrëveshjes së Marrakeshit që themeloi Organizatën Botërore të Tregtisë.











