Tre persona janë vënë në pranga, pasi u kapën në flagrancë me 14.7 kg kanabis sativa.Operacioni i koduar “Labidari” u zhvillua në hyrje të fshatit Krrabë nga specialistët e Seksionit te narkotikeve.
Të arrestuarit janë Hamdi Rrafmani, 26 vjeç, Lutfi Çollaku, 28 vjeç dhe Kledian Jonuzaj, 28 vjeç, të tre banues në Lana Bregas në Tiranë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti “Nissan Patrol”, një peshore elektronike dhe 5 celularë të markave të ndryshme.
Materialet hetimore u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për Nenin 283/2 i K.Penal.













