Arma e tretë automatike e gjetur nga policia
Një tjetër automatik, i cli dyshohet se është përdorur në masakrën e Elbasanit është gjetur rreth 500 metra larg vendit të ngjarjes.
Arma e zjarri dyshohet se është hedhur pranë shinave të trenit nga autorët e vrasjes së trefishtë.
Kanë qenë banorët e zonës të cilët kanë lajmëruar policinë për armën.
Më herët grupi hetimor gjeti në lokalin e kompleksit “Univers” në pronësi të familjes Çapja, 65 gëzhoja plumbash të lëshuar nga 2 armë automatike.












