Kontrolle në akset rrugore për parandalimin e ngjarjeve kriminale, për kapjen e personave në kërkim, personave që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike, parandalimin e aksidenteve rrugore si dhe goditjen në tërësi të paligjshmërisë, ka qenë fokusi i policisë për fundjavën e kaluar.
Në zbatim të këtij plani masash janë angazhuar Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, Shqiponjat, Qarkullimi Rrugor, Patrullat e Përgjithshme, Antidroga, Krimi Ekonomik e Policia Kriminale.
Gjatë fundjavës nga FNSH, Shqiponjat dhe Patrullat e Përgjithshme janë zhvilluar kontrolle të shumta në të gjitha akset rrugore nacionale.
Kontrolle të shumta janë zhvilluar në lokalet e natës dhe ato të lojërave të fatit.
Policia rrugore në të gjithë vendin ka ushtruar kontrolle të shumta duke përdorur Drager e Radar.
Kontrolle te imtësishme dhe të shumta janë zhvilluar dhe nga Policia Kufitare në Pikat e Kalimit, në kufirin jeshil e blu.
Policia e Shtetit po vijon punën me intensitet të lartë për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në vend.
Në këtë kuadër gjatë fundjavës janë arrestuar dhe ndaluar 66 persona për vepra të ndryshme penale.
Janë kapur e ndaluar
9 persona në kërkim.
3 persona për armëmbajtje pa leje.
11 persona për dhunë në familje.
18 persona nga policia rrugore për drejtim mjeti në gjendje të dehur.
9 persona në flagrancë për vjedhje.
8 persona për krime ndaj personit e kundërshtim të punonjësit të policisë.
8 persona për narkotikët, krimin ekonomik e financiar, e kallëzim të rremë.
Janë proceduar e sekuestruar
Janë proceduar penalisht 5 shtetas që ushtronin aktivitet të lojërave të fatit pa licencë.
Janë sekuestruar 5 armë zjarri ( 2 kallashnikovë, 2 automatikë dhe 1 çifte).
Si dhe 1435 fishekë e 6 krehra me fishekë.
Janë sekuestruar 15 doza Heroinë, dy doza Kokainë dhe 220 doza mariuanë.
Nga Policia Rrugore janë pezulluar 66 leje drejtimi për pije alkoolike e shpejtësi tej normave të lejuara.
Janë ndëshkuar për në komision 57 drejtues mjetesh, janë bllokuar 34 automjete për mangësi në dokumentacion, si dhe janë vendosur 1233 masa administrative.











