Mëngjesi i sotëm duket se ka pakësuar lëvizjen e qytetarëve me këtë mjet transportit publik dhe ka shtuar makinat private. Kjo zgjedhje është bërë për shkak se sot gjithë qytetarët që zakonisht udhëtojnë me urban, kanë qenë të detyruar për të shtuar edhe një monedhë 10 lekëshe tarifës së zakonshme të biletës.
Qytetarët nuk pranojnë këtë rritje ndërkohë që janë regjistruar të paktën dy incidente në linjat e urbanëve në Tiranë. Qytetarët janë konfliktuar me fatorinon në autobus pasi kanë refuzuar të paguajnë 10 lekëshin që i është shtuar çmimit të biletës.
Qytetarët shprehen të zhgënjyer dhe të vendosur për të mos e pranuar këtë rritje. Ata do të protestojnë për këtë çështje sot përpara godinës së bashkisë. Nga ana tjetër shoqata e transporteve shprehet optimiste se kjo gjendje do të pranohet nga udhëtarët në ditët e ardhshme.











