Mjekët e Urgjencës së Tiranës , po protestojnë për shkak të një vendimi të marrë nga ana e qeverisë për mbylljen e kësaj urgjence. Të alarmuar mjekët e kanë ngritur zërin sot pasi nuk dua shkrirjen e qëndrës që është në shërbim të qyetarëve.
Ky vendim është mbajtur i fshehtë nga ana e Ministrisë dhe mjekët janë lajmëruar vetëm verbalishtë për mbylljen e kësaj qëndre. Ata shprehen se me mbylljen e urgjencës do të ngelen pa punë. Mjekët e urgjencës ngrejnë zërin dhe thonë se do të shkojnë deri në grevë urie për këtë vendim që është marrë. Sipas një mjeku “në këtë qendër nuk ka ilaçe, gjysma e mjeteve janë jashtë funksionit si dhe nuk është bërë prej vitesh asnjë investim”.












