Ka shkuar në 30 numri i të plagosurve nga bombola që shpërtheu në Beragozhd të Pogradecit pak orë më parë.
Disa prej tyre janë plagosur rëndë. 22 prej tyre jane nisur drejt Tiranës, 4 prej te cileve jane rende, ndërsa një pjesë tjetër drejt spitalit të Korcës.
Besohet se në lokal kanë qenë të paktën 40 persona.
Policia dhe ambulanca kanë ndihmuar transportin e plagosurve ndërkohë që fshati ndodhte rreth 30 km larg nga qyteti i Pogradecit.
Incidentet e rënda nga shpërthimi i bomolave të gazit janë kronike në Shqipëri.
Pak muaj më parë një shpërthim bombole në një zonë me qarkullim të madh në Don Bosko plagosi dhjetra qytetarë.












