Eduard Nodcaj deputeti “Kaubojs”, përveçse ka shpallur përfshirjen në garën për kryetar të PS-së, takimet e para të tij i ka shfrytëzuar për të përcjellë mesazhe edhe si kandidat për kryeministër.
Nga Bulqiza, Eduard Ndocaj sot ka zgjedhur një minierë në sfond, për të denoncuar sipas tij, mungesën e transparencës në dhënien dhe shfrytëzimin burimeve natyrore, apo edhe punën e zezë të fëmijëve.
Duke kujtuar se këto janë premtime të pa mbajtura nga qeveria, Ndocaj ka bërë të ditur se pjesë e platformës së tij në kongresin e PS-së të 19 marsit të këtij viti do të jenë edhe këto probleme.











