• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

PIRO AHMETAJ*/ Siguria Kombëtare, Sulltanatë e Ramës & Kodhelit

admin by admin
31 January, 2016
in Politika
0
PIRO AHMETAJ*/ Siguria Kombëtare, Sulltanatë e Ramës & Kodhelit
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

 

piro ahmetaj vpgel

Gjeneral Piro Ahmetaj

Nëpërmjet gazetës “Panorama”, por edhe nga mediat e tjera është bërë publik rasti i lirimit nga detyra dhe daljes në rezervë, si pasojë e një statusi në Facebook, që u keqpërdor si “agjitacion e propagandë”, nga: ish-hetues e shefa të Sigurimit famëkeq, trafikantë, vrasës, banditë ordinerë dhe mediokër, fatkeqësisht anëtarë të Këshillit të (rrezikut) Sigurisë Kombëtare (KrrSK).
Kam qartësuar opinionin publik, miq dhe kolegë brenda dhe jashtë vendit se, “në themel të dorëheqjes” mbeten standardet perëndimore të zyrtarit/gradës të lartë, pasi përveç pasojave personale, kjo akuzë kishte qëllim “diskriminimin” e institucionit të Presidentit si komandant i Përgjithshëm dhe sistemin e Sigurisë Kombëtare në tërësi. Për akuzën publike, kam paraqitur prova zyrtare në gjykatë se, “nuk kam pasur as dosje, as pseudonim dhe kurrfarë lidhje tjetër me ish-Sigurimin e Shtetit” dhe rikonfirmoj, se: nëse institucionet përgjegjëse, qoftë edhe një individ i vetëm në RSH, provojnë zyrtarisht të kundërtën – jam i gatshëm të përballem me pasojat, për të gjitha funksionet e larta që kam mbajtur! Ky konfirmim qëndron për shpifësit ordinerë, për znj. Kodheli, si dhe tërë lukuninë e të uriturve/përdorur për të konsumuar shpifjen/diarrenë e radhës. Me këtë rast, bëj me dije publikisht, se në 4 nga 5 seanca gjithsej, shpifësit me pushtet kanë ikur në “drejtim të paditur”. Në një seancë, avokati i tyre në vend të provave për akuzën ka paraqitur një praktikë disiplonore, pra “letra higjienike” të siguruara “brenda natës” nga përdhunimi pa mëshirë që i bëjnë kjo kategori oligarkësh e çukosh MM dhe institucioneve të Sigurisë Kombëtare. Znj. Kodheli personalisht dhe vartësit e saj (Tring), do të mbajnë përgjegjësi ligjore edhe për këtë keqshpërdorim të institucionit, por le të kthehemi te subjekti, në vijim:  
Së pari: MM, prej 4 muajsh ka refuzuar të nxjerrë urdhrat administrativë, për trajtimin financiar sipas ligjit të një gjenerali të dalë në rezervë me dekret të Presidentit të Republikës! Me definicion: “Dekreti është një dokument apo shkresë, të cilën kryetari i një shteti e lëshon për qëllime të ndryshme e që duhet zbatuar nga organet shtetërore”.
Më konkretisht, 130 ditë mbas vendimit dhe 90 ditë mbas dekretit të Presidentit, pra, përtej çdo afati ligjor (deri 45 ditë), MM nuk ka nxjerrë urdhrat administrativë dhe nuk ka iniciuar te Presidenti ose në gjykatë ndonjë procedurë zyrtare për kundërshtimin e dekretit, si dhe nuk keni kthyer përgjigje sipas detyrimit ligjor në institucionin e Presidentit, për këtë rast. Shkurt, nuk ka zbatuar dekretin, ka shkelur Kushtetutën, ligjin dhe VKM-në. Moszbatimi i dekretit të Presidentit nga MM, përveç efekteve sociale, është shpërdorimi i detyrës në raport me Komandantin e Përgjithshëm të FA.
Së dyti: Më duhet të qartësoj, se s’ka asnjë problem me qytetaren Mimi, por me frymën dhe qasjen shtetërore të ministres, e cila në ushtrimin e funksionit shtetëror, jo vetëm në këtë rast, fatkeqësisht ka demonstruar se është e keqkapur nga paranoja e Sulltaneshës së Madhërishme: “Ligji jam unë”, ja kështu njësoj: “ligji t’i jep po s’t’i jap sa të jem unë thotë znj. Kodheli” në këtë rast! Në përmbledhje i kam kërkuar publikisht, znj. Kodheli: të zbatojë Kushtetutën, ligjin, dekretin, VKM-në, udhëzimet, statusin zyrtar, administrativ dhe protokollar të funksionit për ish-këshilltarin Ushtarak të Presidentit, ish-zëvendesshefin e Shtabit dhe ish-themeluesin e përfaqësueses Ushtarake të RSH në Komandën Supreme të NATO-s.
Në vend të reagimit ka riprovuar të paraqesë në gjykatë “letra pa vlerë”, ose praktikën-referencë, 8133, dt. 15.10.15, duke provuar se procesi, arroganca, referencat, shpërdorimi politik i ushtarakëve, konsekuencat financiare e denigruese, ngutja për ta shpallur fajtor/armik për agjitacion e propagandë, terminologjia (rezistencë, dosje hetimore, unitetin ashtu çelik/vendimi unanim, shpallet fajtor); primitivizmi për ta “lënë edhe pa bukë familjen e armikut”, rikonfirmojnë shpërdorimin e detyrës nga znj. Kodheli dhe prapavijën e hakmarrjes politike ndaj Gjeneral Ahmetajt.
Siç pata premtuar, do të paditet në gjykatë për “moszbatim të detyrimeve institucionale për nxjerrjen e akteve/urdhrave administrative, me pasojë: ‘mostrajtimin financiar, sipas Ligjit 8097, datë 21.3.96, i përmirësuar me Ligjin nr. 27/2015, pas daljes në rezervë dhe nga përpjekjet për të denigruar figurën e një ushtaraku madhor, që ka ushtruar funksione të larta brenda dhe jashtë vendit dhe me kontribute të spikatura 32 vjet në shërbim të atdheut dhe FA’”. Kjo qasje do të mbetet turp dhe në memorien e institucionit të mbrojtjes.
Sigurisht, përgjegjësia nuk bie vetëm mbi znj. Kodheli, por në memorien e turpit do të hyjnë ata që ju kanë inspiruar/keqpërdorur, ata që e kanë gatuar dhe ata që kanë heshtur, përfshi ata që fërkojnë duart dhe ata që ngrenë supet për këtë qasje që konkurron me metodat bastarde të Sigurimit kriminal të Shtetit.
Së treti: Për pjesën personale. Sigurisht me revoltë, të bëj thirrje publike “Kodheli & co”, të lexojnë të pa verbuar nga pushteti dhe urrejtja klasore, por “me qetësi” karrierën e një ushtaraku 32 vjet në shërbim të atdheut, e cila gjithsesi nuk ka si të jetë vetëm statusi “agjitacion e propagandë” në FB; nuk është vetëm një ngjarje e zgjidhur me integritet e gjykatë më ‘96, por: 10 vjet në strukturat e MM/SHP; Akademinë e Mbrojtjes (pa shkëputje!); Kolegjin e Lartë të NATO-s; shef i Përfaqësisë në Komandën Supreme (negociator teknik e nënshkrues i 10-ra marrëveshjeve mirëkuptimi e teknike; kontribues për të “ngritur lart stekën” e vendit (siç më cilësonte jo partia, por nga autoritetet më të larta të NATO-s) –“deri dhjetor 2012, Shqipëria ndër 5 vendet model në përmbushjen e standardeve dhe angazhimeve ushtarake”; Zëvendës i SHSHPFA; këshilltar i Presidentit dhe si një zë me ekspertizë cilësore, kurajë dhe kontribute publike për sistemin e sigurisë kombëtare. Në këtë udhëtim, kam marrë pjesë në rreth 1000 konferenca, seminare, trajnime, takime pune në: NATO, 27 vendet anëtare, 20 vendet partnere; Qendra Studimesh Strategjike në SHBA, UK, Francë, Greqi, Kanada, Kroaci, Slloveni, Serbi, Norvegji, Finlandë, Itali, Francë, Gjermani, Moskë. Kam po ashtu, jo thashethemnaja dhe plagjiaturë, por një aktivitet shumë të pasur me tituj, analiza, tema studimore, botime (më shumë se 1000) në organet e shtypit ushtarak dhe civil, brenda dhe jashtë vendit, për çështje që lidhen me sistemin e Sigurisë Kombëtare, rajonale, global; SSK, SU, çështjet e integrimit, profesionalizmin, terrorizmin, emergjencat civile, etj. Për përkushtimin, profesionalizmin, përgjegjshmërinë dhe kontribute të spikatura, jam vlerësuar (jo të vetëngjitura si ordiner) me 10-ra dekorata dhe medalje nga autoritetet e larta, brenda vendit dhe të NATO-s”. 
Mësojeni!
Kjo është e biografia zyrtare e Gjeneral (rezervë) Piro Ahmetaj dhe nuk e zhbëni dot sikur të mblidhni tërë helmin e nepërkave/diabolikëve, servilëve që të verbuar nga papërgjegjshmëria propagandistike, në mënyrë të paligjshme marrin grada dhe vetëvendosin 2-fish dekorata, Jago të klonuar nga ligësia, meskiniteti, hipokrizia dhe kompleksiteti i perversiteteve të çunave/çupave/dhëndurëve afër ose brenda bllokut!. 
Së katërti: Për sa oponencën (jo opozitën) e fortë profesionale, përfshi edhe atë publike, konfirmoj se kanë qenë vlerësime strategjike për të mos lejuar daljen nga shinat perëndimore të sistemit të sigurisë dhe mbrojtjes; si dhe për të ndalur: hartimin si “letra pa vlerë/prapagandistike” të dokumenteve strategjike, (SSK, SU, PAZH 2025) prishjen e balancave kushtetuese; arrogancën politike; mungesën e traditës së konsensusit; shpërdorimin si në sulltanatë/propagandistik të burimeve (pronave) dhe kapaciteteve të mbrojtjes; uljen draftike të buxhetit; politizimin ekstrem të FA dhe rrëshqitjen e “Shqipërisë në fundin e listës së vendeve të NATO-s!”.
Qartësoj se këto qëndrime janë konsultuar dhe ndarë në vijimësi, me miq e kolegë të njohur të fushës jashtë vendit, përfshi aleatët strategjikë, të cilët ju siguroj se mbeten thellësisht të shqetësuar dhe të zhgënyer për këtë keqkatandisje të sistemit kombëtar të sigurisë dhe mbrojtjes.
Po ashtu, si profesionist gjykoj me shqetësim se është emergjencë kombëtare që në bashkëpunim me aleatët strategjikë të konsiderohet si prioritet përgatitja e një projekti kombëtar (dhe më gjerë) në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes. Ky projekt nuk ka qëllim t’i japë kredite një partie politike, por të ndalojë pasojat e reformave të dështuara Rama-Kodheli në këtë fushë dhe përtej “tërësisë territoriale” do të duhet të fokusohet në strategji aplikative, aleanca, projekte dhe kapacitete të afta për t’u përballur me listën e rreziqeve: “stabiliteti i demokracisë, kriminalizimi i institucioneve, terrorizmi, krimi i organizuar, trafiqet, policimi ajror, rastet renegate, kërcënimet kibernetike, kriza financiare, emergjencat civile, siguria e mjedisit, etj.”, që kërcënojnë sigurinë dhe prosperitetin e qytetarëve, stabilitetin e shoqërisë dhe interesat mbarëkombëtare.
Së fundmi, por jo nga rëndësia: Si një i arsimuar dhe rritur profesionalisht në strukturat e Eisenhower-it (NDC&SHAPE/NATO), në strukturat e planifikimit dhe integrimit të MM, siguroj publikisht se “nuk kam ikur me bisht në shalë, nuk kam ikur në drejtim të paditur, nuk kam marrë honorare nga shkrimet, nuk kam pasur kurrë qëllime armiqësore/sabotatore për reformat”. Harrojeni se do të më gjunjëzoni oponencën për të demaskuar projektin e dështuar Rama & Kodheli & Braho & Frroku & Prenga & Lutaj & Ndoka & Cukot & Co si “rrezik për sistemin e sigurisë mbarëkombëtare”. Në të kundërt, mbetem edhe më i frymëzuar, më i motivuar, edhe më i përgjegjshëm që të kontribuar për modernizimin e sistemit të sigurisë jo në dobi të “sundimtarëve/sulltaneshave të radhës”, por në shërbim të sigurisë së jetës, pronës, prosperitetit të qytetarëve, stabilitetit demokratik të shoqërisë dhe interesave strategjike.
Në vijim të procesit gjyqësor, bëj me dije publikisht, se për të gjitha vlerësimet dhe shqetësimet e reformës së dështuar në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, përfshi edhe sa subjekt i këtij shkrimi, do t’ju drejtohem ministrave të Mbrojtjes, sekretarit të Përgjithshëm, kryetarit të Komitetit Ushtarak dhe komandantit të Komandës Supreme të Aleancës së Atlantikut të Veriut. 

* Gjeneral në Rezervë
* Ish -Këshilltar i Presidentit të Republikës
* Ish-Zëvendës Shefi Shtabit të Përgjithshëm të FA 
* Përfaqësues Ushtarak i RSH në Komandën Supreme të NATO-s

Previous Post

Zbuloni sa e njihni partneren tuaj nëpërmjet këtij testi

Next Post

Shkalla e lartë e analfabetizmit, është përgjegjësi e zinxhirit; mësues-prindër-nxënës

admin

admin

Next Post
Shkalla e lartë e analfabetizmit, është përgjegjësi e zinxhirit; mësues-prindër-nxënës

Shkalla e lartë e analfabetizmit, është përgjegjësi e zinxhirit; mësues-prindër-nxënës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.