Spiro Ksera në sallën e gjyqit
Dy “arrestimeve në burg” dhe dy “detyrim paraqitje”, ka vendosur sot gjykata e Shkallës së parë e Tiranës, për ish-zyrtarët e ministrisë së Punëve të Çështjeve Sociale dhe Shanseve të barabarta.
Spiro Ksera në sallën e gjyqit
Ish-ministri Spiro Ksera si dhe anëtari i kabinetit të tij Artemis Mane janë lënë në “arrest në burg”, ndërsa ka vendosur “detyrim paraqitje” për dy vartëset e tij, Elda Kozaj dhe Pranvera Lile.

Artemis Mene, në sallën e gjyqit
Në përfundim të seancës së sotme avokati i ish-ministrit Genc Gjokutaj, ka paralajmëruar animimin e këtij vendimi, ndërsa mësohet se ka kërkuar shpalljen e arrestimit të paligjshëm dhe rrëzimin e kërkesës së prokurorit.











