Disa të dhëna zbardhen pas sulmit me thikë të babait ndaj dy vajzave të tij Brenda në banesën e tyre në Tiranë. Mësohet se Kujtim Ibraj i njohur si person me probleme me alkoolin, ka qenë në efektin e këtyre pijeve në momentin që ka sulmuar vajzat.
Familja Ibraj ishin me origjinë nga Puka dhe ndoshta, përpjekja e vajzave për ti bërë të ditur babait jo të mirat nga alkooli, nuk janë “kapërdirë” prej tij, për shkak edhe të mentalitetit, duke i sulmuar ato me thikë. Për pasojë vajza e vogël Elidona Ibraj, ka vdekur në spital ndërsa mësohet se Esmeralda, vajza tjetër më e madhe është jashtë rrezikut për jetën.












