Artemis Mene është arrestuar sonte në Goranxi. Përpara se të ishte drejtues i lartë në ministrinë e Punës, Mene ka punuar edhe si drejtor i Shërbimit të Provës në Gjirokastër.
Mene është i përfshirë në dosjen prej rreth 300 milionë lekësh abuzime në ministrinë e Punës përgjatë viteve 2009-2013.
Ndërsa ish-ministri Ksera po mbahet në paraburgimin e Gjirokastrës.
Akuza ka shpallur në kërkim edhe 5 zyrtarë të tjerë.












