Kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule ka reaguar ndaj akuzave të Kokëdhimës sot në Vlorë duke e cilësuar keqbërësin jugut, koordinatorin e PS për zonën e V operative.
“Nuk dialogoj me krimin dhe nuk pranoj të bëjë një gjë të tillë me kryekeqbërësin e jugut”, thotë Dule.
Në vend të Kokëdhimës, Dule i drejtohet Ramës, duke i rikujtuar se kanë premtuar së bashku demokraci funksionale dhe mirëqënie, por sipas kreut të PBDNJ-së kjo është shndërruar nga kryesocialisti në klientelizëm, hajdutëri dhe mjerim. Duke iu drejtuar Ramës, Dule thekson do të jetë gjithmonë aty për t’i kujtuar se popullit ia shndërroi ëndrrën në makth.











