Transparency International(TI) ka reaguar lidhur akuzat e ngritura ndaj kësaj zyre që bëjnë fjalë për manipulim të indeksit në rastin e Shqipërisë duke e nxjerrë atë më mirë se sa është në realitet.
TI shpjegon se indeksi llogaritet për 168 vende duke matur nivelet e tyre e perceptuara të korrupsionit në sektorin publik. Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit është indikatori kryesor global i korrupsionit në sektorin publik, duke ofruar një pamje vjetore të shkallës relative e korrupsionit nga vendet renditur nga e gjithë bota. Shqipëria renditet në vendin e 88 me një rezultat prej 36 pikësh.
Pas njoftimeve se në Shqipëri ka një mendim se është ndjekur një metodologji e gabuar në lidhje me matjen e indeksit TI sqaron se si është ndërtuar indeksi për rastin e Shqipërisë.
Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit është një indeks i përbërë nga kombinimi i disa sondazheve dhe vlerësimeve të korrupsionit prej institucioneve të ndryshme me reputacion.
Asnjë prej këtyre raporteve apo anketave nuk janë porositur nga Transparency International.
Në rastin e Shqipërisë, burimet e mëposhtme për llogaritjen e Indeksit të Korrupsionit kanë qënë :
· Sondazhi nga Forumi Ekonomik Botëror 2015
· Indeksi i Transformimit nga Fondacioni Bertelsmann 2016
· Indeksi i Projektit botërro për drejtësi dhe ligj 2015
· Shërbimi i Riskut Politik ndërkombëtar Guide 2015
· Njësia Inteligjente e The Economist 2015
· Global Insight 2014
· Freedom House 2015












