Në Partinë Socialiste nuk do të ketë një garë për zgjedhjen e kryetarit të partisë.
Zëvendëskryeministri Niko Peleshi në një intervistë për Televizionin Klan thotë se kongresi sipas statutit do të shprehet vetëm për të rikonfirmuar mandatin e kryetarit aktual, si dhe reformave të ndërmarra nga qeveria.
Vetëm nëse delegatët e forumit më të lartë drejtues të kësaj forcë do të votonin për ndërprerjen e mandatit të kryesocialistit Rama thotë Peleshi, atëherë do të niste procesi i zgjedhjeve sipas parimit “një anëtar, një vote” për kryetarin e ri të partisë, gjë që Peleshi nuk e sheh të pamundur të ndodh.











