Kryetari i LSI-së, deklaroi sonte në “Zonë e Lirë” të Arjan Canit se akuzat ndaj tij për lidhje me skandalin CEZ-DIA nuk janë asgjë më shumë vetëm se telenovela e rradhës.
Por tha Meta fundi i telenovelës dihet pasi që nga 1993 unë jamë ndeshur me akuza të tilla dhe nuk jam mposhtur.
“Telenovela me mua eshte ndryshe nga ajo e Bidait pasi për telenovelën time fundi dihet ndersa për Bidain nuk dihet”, tha Meta.
Në vijim ai la të kuptohet se në luftën kundër tij është përfshirë edhe Soros. I pyetur nga gazetari Arjan Cani lidhur me thashethemet se një mik i njohur i Ramës po e ndihmon atë që të të rrëzojë ty, Meta tha se e vërteta e akuzave të Soros është e turbullt dhe nuk ishte i qartë.
“E vërteta e akuzave për Soros, nuk di shumë rreth kësaj por di që zoti Vasili pati thënë se e vërteta e akuzave ndaj Metës është po aq i vërtetë sa sondazhi i Sorosit për LSi në 2013 që e nxori përtinë time 1%”, tha kryetari i LSI-së.
Por në vijim ai tha se ka njerëz nga Sorosi që punojnë për një koalicion të madh PD-PS.











