Policia arrestoi sot në Tiranë një 21-vjeçar pasi akuzohet nga familjarë të tij se ngacmonte seksualisht motrën e vet
Ai është Sokol Selnishta me banim në vendin e quajtur “Kthesa e Kamzës”. Burime nga Policia thonë se Sokol Selnishta ngacmonte seksualisht prej kohësh motrën e tij 17-vjeçare, M.S.
Vajza ka duruar për shumë kohë të vëllain dhe ngacmimet e tij por më pas ka vendosur të lajmërojë të ëmën e saj. Ishte nëna që bëri denoncimin dhe nxiti policinë të kryente arrestimin e Selnishtës.
Nëna dhe vajza kanë kërkuar edhe urdhër-mbrojtje nga policia. Ato janë strehuar që të dyja në një qendër sociale për viktimat e dhunës në familje.












