Ambasadori Amerikan Donald Lu ka qenë sot në Librazhd ku ka vizituar Xhaminë Dragostunje. Ambasadori Lu pasi zhvilloi edhe disa takime me banorë të zonës, ka shkuar edhe në shtëpinë e Myftiut të Tiranës Ylli Gurra.
I ulur këmbëkryq, Lu ka shijuar ambientet e ngrohte të një familje tradicionale myslimane shqiptare, duke shijuar edhe një kafe turke.
Deputeti socialist Taulant Balla ka publikuar disa foto në rrjetin e tij social Facebook, të shoqëruara me një koment.
“Sot në Librazhd pritëm një mik të cmuar të Shqipërisë, Ambasadorin e SHBA zotin Donald Lu. Zoti Lu vizitoi Xhaminë e Dragostunjës dhe më pas një vizitë në familjen e nderuar të myftiut të Tiranës zotit Ylli Gurra”, shkruan Balla.











