• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Kongresi i PS, Blushi: Unë kandidat për kryetar si një alternativë më e mirë qeverisëse….?!

admin by admin
26 January, 2016
in Politika
0
Kongresi i PS, Blushi: Unë kandidat për kryetar si një alternativë më e mirë qeverisëse….?!
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deputeti Ben Blushi deklaroi se, do të paraqitet me një platformë të tijën politike në Kongresin e Partisë Socialiste, që do të mbahet më 19 mars, duke lënë të hapur kështu kandidimin për kryetar përballë Edi Ramës.
Duke folur në një prononcim ekskluziv për Top Channel, Blushi thekson se, megjithatë e rëndësishme është që në parti të ketë një proces zgjedhor demokratik. Me deputetin Blushi ka biseduar gazetari Muhamed Veliu.

A do të garoni për postin e kryetarit të partisë, përballë Edi Ramës?
Nuk është kjo çështja. Çështja është nëse ka, apo jo, zgjedhje. Duhet të pyesni Edi Ramën dhe duhet ta japë këtë përgjigje besoj. Pse i pengon zgjedhjet për kryetarin e partisë? Kjo është dilema e madhe e këtij Kongresi. Pra, a do të ketë, apo jo, zgjedhje për kryetarin e partisë? Sigurisht që duhet të ketë, sepse mandat 7-vjeçar nuk ka kryetar partie që të ketë. Është e pamundur, e padrejtë, e papërligjur, jashtë çdo tradite tonën dhe europiane, që një kryetar partie të ketë një mandat të përhershëm. Nëse shkohet për këtë në Kongres, unë nuk mund ta pranoj. Në ditën që do të ketë zgjedhje, do të them nëse do të kandidoj apo jo.

Nëse do të ketë garë, ju jeni i gatshëm për të kandiduar?
Besoj se ka arsye, që të ketë më shumë se një kandidat në këtë Kongres. Jo vetëm për t’i dhënë kuptim garës, por sepse Partia Socialiste ka nevojë për një platformë alternative, sesi të qeveriset më mirë; çfarë qëndrimi duhet të mbajë partia; koalicioni që ka, apo që duhet të ndërtojë, si dhe shumë çështje të tjera që janë në diskutim, të cilave Partia Socialiste pa kolegjialitet nuk po u jep përgjigjet e duhura.

A do të jeni ju njëri prej atyre në garë?
Ditën që do të ketë zgjedhje, do ta them me patjetër. Duhet të vendosim që të kemi zgjedhje njëherë. S’mund të ketë parti pa zgjedhje. Ditën që do të ketë zgjedhje, do të vendos se çfarë do të bëj. Por, pse nuk e pyesni Edi Ramën se, përse i pengon zgjedhjet në parti? Kush është arsyeja që i pengon?

Ka disa aludime, që po përgatiteni për ngritjen e një partie të re. Sa e vërtetë është kjo?
Unë jam në një parti, jam pjesë e një partie politike që nga viti ’97, shpresoj që ajo të bëhet më e mirë dhe po përpiqem që ajo të përmirësohet, sepse besoj që ka mundësi të përmirësohet. Kam një pyetje për të gjithë: A mund të ketë një vend demokratik, nëse partitë e veta nuk janë demokratike? A mund të jetë Anglia, për shembull, apo vendet e Europës në përgjithësi, vende demokratike, nëse partitë e tyre nuk bëjnë zgjedhje, janë monokratike, nuk përfaqësohen të gjithë ata që mendojnë ndryshe, nuk ka zgjedhje, s’ka kolegjialitet? Imagjinoni për shembull në Britaninë e Madhe, sikur laburistët të mos kishin zgjedhje dhe t’i jepnin kryetarit mandat të përhershëm? Kjo është ajo fatkeqësi, që po ndodh sot në Shqipëri. Prandaj të gjithë problemet që kemi sot, kriminalizimin, financimet e dyshimta, mungesën e kolegjialitetit, vendime jashtë statutit e që bien ndesh me programin… Sidomos në rastin tonë kjo po theksohet, nuk po qeveriset si një parti e majtë. Këto pra, gjithmonë e më shumë bëhen prè apo vendime të një njeriu. Unë jam kundër kësaj praktike dhe po shkojmë në Kongres për ta refuzuar këtë vullnet.

A do të keni një platformë tuajën në Kongres?
Sigurisht që po. Është e sigurt që do të kem, ose do të mbështes një platformë.

(“Top Channel”)

Previous Post

Batuta lapidar e “Kaubojsit”: Nuk ka më pemë dhe zogjtë po vrasin veten!

Next Post

Rama e Beqaj kapen në flagrancë, përgjysmojnë fondin e vjedhjes

admin

admin

Next Post
Rama e Beqaj kapen në flagrancë, përgjysmojnë fondin e vjedhjes

Rama e Beqaj kapen në flagrancë, përgjysmojnë fondin e vjedhjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.