Policia italiane ka shkatërruar një bandë shqiptarësh që merrej me shfrytëzimin e femrave për prostitucion. Mediat fqinje raportojnë sot se në pranga janë vënë 19 shqiptarë, por ende nuk u jane zbuluar identitetet.
Banda vepronte në Milano, Monza, Rimini dhe në Tiranë, ndërkohë që thuhet se operacioni për kapjen e tyre është bërë në bashkëpunim me policinë shqiptare. Sipas hetimeve, bandat rekrutonte vajza të reja në Europën Lindore duke i joshur për punë të ndershme dhe më pas i shfrytëzonin dhe i detyronin të prostituonin.











