Një konferencë e e Koalicionit të Vëzhguesve Vendorë ka mbledhur bashkë drejtuesit kryesorë të politikës shqiptare, kreun e qeverisë, Edi Rama, kreun e opozitës, Lulzim Basha dhe kreun e Kuvendit, Ilir Meta.
Në konferencë mungon Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i cili bëri sot të ditur se nuk do të merrte pjesë.
Në konferencë merr pjesë edhe ambasadori amerikan, Donald Lu, si edhe ajo e BE-së, Romana Vlauhitin.
KVV është një grumbull organizatash që monitoron proceset zgjedhore në vend. Aktiviteti është mbështetur nga ambasada amerikane dhe ajo suedeze.












