Një person i shpallur në kërkim për veprën penale të “Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën”, është vënë nën pranga e uniformave të policisë së kryeqytetit.
Sipas burimeve zyrtare, mësohet se arrestimi i Alban Thomallarit është bërë sot.
Ky person ka pasur detyrën e përgjegjësit të shpërndarjes së pensioneve dhe dyshohet se me anë të mashtrimit ka kryer vjedhje ndaj 8 shtetasve të cilët duhet të merrnin pensionet , por në kundërshtim me kriteret dhe bazën ligjore nuk ju ka dhënë atyre pensionet e përcaktuara në ligj.
Ndaj këtij personi është marrë masa e dënimit 6 muaj burgim për veprën penale të “Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën
, parashikuar nga Neni 135 i Kodit Penal.












