• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

KUNDËRSHTITË/ Adriatik Llalla shpreh mosdakrodësinë e tij për reformën në drejtësi

admin by admin
25 January, 2016
in Kronika
0
KUNDËRSHTITË/ Adriatik Llalla shpreh mosdakrodësinë e tij për reformën në drejtësi
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ka zgjedhur Kroacinë kryeprokurori Adratik Llalla për të shprehur disa rezerva dhe kundërshti për reformën në drejtësi, veçanërisht për pjesën e organizimit të organit të akuzës.
Prokurori i Përgjithshëm, po zhvillon takime në Kroaci me ftesë të homologut të tij, Dinko Cvitan. Në këtë kuadër, Prokurori i Përgjithshëm vuri në dijeni homologun e tij kroat se tashmë në Shqipëri po punohet për të realizuar reformën në drejtësi. Në vlerësimin e Prokurorisë Shqiptare, reforma duhet të synojë forcimin e kuadrit ligjor dhe funksional të institucioneve, duke u bazuar edhe në modelin e suksesshëm kroat.
Në draftin e reformës së drejtësisë në Shqipëri, është parashikuar krijimi i strukturës së pavarur të Këshillit të Prokurorisë, me një shumicë të brishtë prokurorësh, por që do të drejtohet nga një anëtar jo-prokuror. Edhe për mënyrën e parashikuar në draft për organizimin e Këshillit, Prokuroria Shqiptare ka shprehur rezervat e saj. Në vlerësimin e Prokurorisë, modeli i Këshillit në Kroaci është më se i përshtatshëm për institucionin shqiptar.
Gjatë diskutimeve, delegacioni i prokurorisë shqiptare u njoh në mënyrë të zgjeruar mbi organizimin dhe funksionimin e prokurorisë kroate. Në bazë të ligjit të posaçëm, Prokuroria kroate është një institucion i pavarur me autonomi të brendshme, i ngjashëm me sistemin aktual të prokurorisë shqiptare.
Në vijim të vizitës, Llalla do të zhvillojë takime edhe me Presidentin e Këshillit të Prokurorisë së Kroacisë dhe me kreun e USKOK, prokuroria speciale për antikorrupsionin.
Këshilli i Prokurorisë në Kroaci është një institucion i pavarur, i përbërë nga 11 anëtarë, 7 prej të cilëve janë prokurorë. Ky Këshill drejtohet nga një anëtar nga radhët e prokurorëve.
Takimin përmbyllës të vizitës së tij në Kroaci, Llalla do ta zhvillojë pranë zyrave të USKOK, njësia e posaçme hetimore për luftën kundër korrupsionit. USKOK është një strukturë në varësi të Prokurorit të Përgjithshëm të Kroacisë, e cila ka një forcë të policisë gjyqësore në varësi të saj. USKOK është një model i suksesshëm, i cili është deklaruar në draftin e reformës në drejtësi në Shqipëri si mekanizmi i duhur për të luftuar korrupsionin në nivele të larta.
Gjithsesi, ndryshe nga modeli kroat, Prokuroria Antikorrupsion në Shqipëri mendohet të funksionojë si një institucion i pavarur, pa asnjë varësi nga Prokuroria e Përgjithshme.
Në vlerësimin e institucionit të Prokurorisë, rolin e USKOK-ut kroat mund ta luajnë më së miri Prokuroria dhe Gjykata për Krime të Rënda. Këto njësi strukturore janë konsideruar histori suksesi gjatë viteve të fundit në Shqipëri dhe kanë nevojë për struktura të specializuara dhe burime të nevojshme njerëzore për të rritur efikasitetin e tyre në luftën kundër korrupsionit.
Në takimin që Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, zhvilloi në Zagreb, me ftesën e homologut të tij kroat, Dinko Cvitan, u diskutua edhe mbi mënyrat e forcimit të bashkëpunimit në hetimin penal, me fokus kryesor luftën kundër krimit ekonomik dhe korrupsionit. Prokuroria Shqiptare e konsideron të rëndësishëm përvojën e prokurorisë kroate për të forcuar mekanizmat kundër korrupsionit në nivele të larta të administratës shtetërore.
Po ashtu, Shqipëria dhe Kroacia kanë pasur bashkëpunim të vazhdueshëm, i cili kërkon intensifikim më të madh për goditjen e grupeve kriminale që operojnë në Ballkan dhe më gjerë.
Për këtë arsye, Llalla dhe Cvitan ndanë qëndrimin e përbashkët se duhen gjetur mekanizmat e nevojshëm për shkëmbimin e informacionit në një kohë sa më të shpejtë. 
Cvitan, i cili ka qenë më parë edhe drejtues i USKOK-ut, njësisë së posaçme antikorrupsion, e njohu Prokurorin e Përgjithshëm të Shqipërisë me mënyrën e funksionit të sistemit prokurorial në Kroaci, si edhe me prioritetet e tyre si një vend anëtar i Bashkimit Europian.
Nga ana e tij, Llalla njohu homologun e tij me përpjekjet e autoriteteve shqiptare në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Llalla u shpreh se Shqipëria është një vend me demokraci në konsolidim dhe forcimi i shtetit ligjor është një domosdoshmëri për afrimin e vendit me bashkësinë europian.

Previous Post

DETAJET/ Vrasja e pronarit të anijes në Vlorë hetohet në tre pista

Next Post

Himarë, prishja e ndërtimeve goditen me sende të forta inspektorët e IKMT

admin

admin

Next Post
Himarë, prishja e ndërtimeve goditen me sende të forta inspektorët e IKMT

Himarë, prishja e ndërtimeve goditen me sende të forta inspektorët e IKMT

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.