Policia në Delvinë ka vënë në pranga një 52-vjeçar me akuzën e ushtrimit të dhunës në familje. Shtetasi Shkëlqim Ymeri u kap në flagrancë nga forcat e policisë duke ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike mbi nënë e tij. Ymeri përveç dhunës ndaj nënës Xh.Sh., 78 vjeçe ka thyer dhe orenditë e shtëpisë nën efektin e alkoolit.
Materialet i kaluan Prokurorisë në ngarkim të këtij shtetasi për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Shkatërrimi i pronës”.












