Një automjet ka aksidentuar sot për vdekje një këmbësor. Ngjarja ka ndodhur te rreth rrotullimi i qendrës tregtare TEG.
Si pasojë e këtij aksidenti ka ndërruar jetë L. Braja, 57 vjeç, banues në Tiranë.
Menjëherë Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit të këtij aksidenti.












