Dy persona janë vënë në pranga sot nga Policia e Shkodrës pasi u kapën me drogë në afërsi të Universitetit të qytetit. Janë arrestuar në flagrancë shtetasit: Dritan Hoxha 32 vjeç dhe Ergys Durovi 25 vjeç, të dy banues në Shkodër.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në shesh parkimin pranë Univeristetit Shkodër, u kapën në flagrancë pasi iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3.2 (tre pikë dy) gram lëndë narkotike e llojit Mariuanë.
Dyshohet se ata shisnin drogën për studentët e Universitetit. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.












