• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Rama nga Brukseli: Çelja e negociatave varet nga konjukturat dhe egoizmat kombëtare brenda BE-së

admin by admin
22 January, 2016
in Politika
0
Rama nga Brukseli: Çelja e negociatave varet nga konjukturat dhe egoizmat kombëtare brenda BE-së
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për Top Channel nga Belgjika ka lëshuar batutën e radhës ndaj refuzimit të BE-së për çeljen e negociatave me Shqipërinë. Sipas Ramës, çelja e negociatave është vendimmarrje e paparashikueshme e vetë BE-së, sikurse edhe ajo varet se si do të jenë konjukturat e brendshme dhe se çfarë do të thonë egoizmat kombëtare të gjithsecilit
Nga ana tjetër Rama ka deklaruar se, qeveria e tij është e vendosur për realizimin e reformës në drejtësi dhe ka nënvizuar se koalicioni qeverisës nuk ka asnjë mëdyshje për këtë.
Kryeministri Edi Rama nga Brukseli ka bërë një tjetër premtim për “mos-harrim”. Ndërsa një ditë më parë premtoi se “nuk do e tradhtojmë 21 janarin”, sot nga Brukseli premtoi se, “nuk do ta tradhtojmë reformën në drejtësi”.

Zoti kryeministër, kur mendoni se Shqipëria do të çelë negociatat e anëtarësimit me BE-në?
Çelja e negociatave nuk është vendimmarrja apo opinioni ynë. Është vendimmarrje e paparashikueshme e vetë Bashkimit Europian për të gjitha ato arsye që dihen, pasi nuk është më si dikur, që Komisioni jep opinionin dhe pastaj negociatat çelen, por varet se si do të jenë konjukturat e brendshme dhe se çfarë do të thonë egoizmat kombëtare të gjithsecilit kur do të duhet të shqyrtojnë këtë. Megjithatë, ajo që ka rëndësi parësore është që ne të bëjmë detyrat tona dhe është e qartë se reforma në drejtësi është detyrë kyçe dhe kalimi i reformës në drejtësi është një hap vendimtar për të modernizuar dhe europianizuar më tej Shqipërinë, si dhe për të vazhduar procesin e reformave dhe të shtet-ndërtimit në Shqipëri, sepse në fund të fundit, ne nuk i bëjmë këto reforma se na i kërkon Brukseli, por sepse janë shumë të rëndësishme për vendin dhe fëmijët tanë.

Për ju, kur mbyllet reforma në drejtësi dhe në ç’mënyrë?
Unë nuk jam fallxhor dhe nuk shoh filxhanë, por di të them se jemi në një proces që ka qenë shembullor për nga mënyra se si është përgatitur, si është çuar përpara, se si ka garantuar mbledhjen e të gjitha burimeve të mundshme të ekspertizës së brendshme e ndërkombëtare dhe se si po materializohet duke përfshirë Komisionin e Venecias. Kështu që, me të marrë raportin final të Komisionit të Venecias do të kemi një bazë më të qartë për të kuptuar se çfarë duhet të bëjmë dhe se si do të shkojnë gjërat më tutje. Por, reforma në drejtësi është e pashmangshme dhe është e qartë për të gjithë se, kush i shmanget reformës në drejtësi hyn në telashe të mëdha me popullin shqiptar.

Zoti kryeministër, a ka një qëndrim të përafruar të koalicionit për sa i takon kësaj reforme? Në darkën tuaj të fundit me zotin Meta, a u pajtuat për çështjen e numrit të deputetëve?
Tani, është puna juaj të merreni me mbledhjet, drekat, darkat, takimet… Nuk është çështje drekash e darkash. Është çështje e një vizioni të qartë të koalicionit për domosdoshmërinë e reformës në drejtësi, e një përgjegjshmërie të madhe për detyrën tonë si koalicion që të kryejmë këtë reformë dhe natyrisht, e roleve të ndara midis meje si kryeministër dhe bashkëkryetarit të koalicionit si kryetar i Kuvendit. Nëse për mua gjërat janë qartësisht bardhë e zi në këtë aspekt dhe nuk ka shumë për të hedhur vallen e konsensusit në kurriz të reformës, për kryetarin e Kuvendit është jo vetëm e drejtë, por dhe detyrim që të predikojë konsensus, konsensus, konsensus, sepse nuk është vetëm kryetar Kuvendi i shumicës, por dhe i pakicës. Kështu që, gjërat janë në normalitet. Rëndësi ka që palët kanë thënë se Venecia është garant i konsensusit dhe të dëgjojmë Venecian deri në fund.

Ndërkohë, më 8 shkurt, çifti i eurodeputetëve Kukan-Fleckenstein vjen në Tiranë për të biseduar me 3 palët kryesore politike mbi këtë reformë. Nëse deri atëherë nuk do të arrihet një marrëveshje mes palëve, ju a do të ishit i gatshëm për t’u ulur me kreun e opozitës, Basha, ose çfarë lëshimesh jeni i gatshëm të bëni?
Së pari, ju e dini mirë se unë nuk përgjigjem ndaj pyetjeve me ‘në rast se’, sepse ka një shprehje populli ynë me ‘në rast se-në’. Së dyti, unë jam i gatshëm për çdo rast e në çdo çështje që të bisedoj me këdo qoftë dhe sigurisht, edhe me kryetarin e Partisë Demokratike, edhe me liderin e PD-së, me këdo qoftë. Por kushti është shumë i thjeshtë, të bisedojmë jo për të biseduar, por të bisedojmë për të zgjidhur probleme dhe nuk kemi pse bëjmë farsa konsensuale, për sa kohë jemi qartazi të ndarë në interpretimin e asaj ç’ka thotë Komisioni i Venecias. Pasi Komisioni i Venecias të japë raportin final, atëherë duhet të shikojmë çdo rrugë për të siguruar mbështetje sa më të plotë për reformën. Por, kurrë, asnjëherë, unë dhe Partia Socialiste nuk do ta tradhtojmë reformën dhe aspiratën e drejtë të popullit shqiptar për t’i dhënë fund sistemit të korruptuar të drejtësisë për hir të një pazari, që gabimisht, shpesh herë në Shqipëri, është quajtur konsensus.

Previous Post

Bushati, PD administratë moderne, emërime ligjore

Next Post

Basha: Certifikata e integritetit për Tahirin nuk i mbulon mëkatet e tij kriminale

admin

admin

Next Post
Basha: Certifikata e integritetit për Tahirin nuk i mbulon mëkatet e tij kriminale

Basha: Certifikata e integritetit për Tahirin nuk i mbulon mëkatet e tij kriminale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.